Në qoftë se keni instaluar Jailbreak nëpërmjet programit Taig duke ndjekur guidën tonë edhe keni iOS 8.3, me siguri keni patur probleme me Cydia Substrate. Ky komponent mjaft i rëndësishëm për Cydia në iOS 8.3 ka shfaqur probleme mjaft serioze edhe pritej që stafi i TaiG ta rregullonte.

Më në fund ata kanë publikuar një mënyrë për të rregulluar problemin e Cydia Substrate. Në qoftë se gjëndeni në këtë situatë atëherë do të mjaftë të shkarkoni një file me formatin .deb edhe të ndiqni hapat e mëposhtëm:

Hapi 1: Instaloni programin iFile nga Cydia

Hapi 2: Mbylleni Cydia me forcë nga menaxhimi i programeve që po ekzekutohen duke shtypur dy herë butonin Home.

Hapi 3: Hapni programin Safari në iPhone-in që doni të rregulloni.

Hapi 4: Shkarkoni këtë file.

Hapi 5: Pasi shkarkimi mbaron zgjidhni të hapni file-in me iFile

Hapi 6: Prekni butonin "Install"

Hapi 7: Pasi instalimi mbaron duhet të fikni/ndizni iPhone edhe gjithçka do të jetë rregulluar.

Kujtojmë që kjo guidë vlen për iDevice që kanë instaluar Cydia nëpërmjet TaiG 2.0 në iOS 8.3. Në qoftë se problemi qëndron akoma atëherë ju këshillojmë të kryeni nga fillimi të gjitha hapat me kujdes ose të na shkruani në këtë artikull për problemet mund të gjeni me këtë guidë. /iPhoneAlbania

5 comments:

  1. Mue kjo me del masine e bef open file per me rregullu cydia version 8.3 ju lutem qka te bej Admina

    ReplyDelete
  2. https://www.youtube.com/watch?v=WzQfFgxgvFU qe qitu e ki tkallzon krejt

    ReplyDelete
  3. Flm shume shpejtim shume mir po ben :)

    ReplyDelete
  4. Flm shume shpejtim e kom rregullu :)

    ReplyDelete
  5. Heke cydia prej multi-tasking, edhe provo prap.

    ReplyDelete