Duke qenë se na e kanë kërkuar shumë lexues të faqes tonë, kemi vendosur të bëjmë një guidë se si të instaloni iOS 9 Beta 1 edhe pa qenë zhvillues. Përpara se të kalojmë tek guida, duhet të specifikojmë se ky është një version beta dhe mund të ketë shumë bug, kështu që nuk ua këshillojmë nëse nuk jeni një përdorues që njihni mirë iOS.

Nëse instaloni këtë version beta, në momentin që dëshironi të ktheheni përsëri në iOS 8.3, ju njoftojmë se nuk do të jetë e mundur të ktheni materialet që keni bërë backup, kështu që do të duhet të bëni një instalim të pastër të sistemit duke humbur të dhënat tuaja.

Link për të shkarkuar iOS 9 për iPhone:

iPhone 6 - iPhone 6 Plus - iPhone 5s (A1457, A1518, A1528, A1530) - iPhone 5s (A1453, A1533) - iPhone 5c (A1456, A1532) - iPhone 5c (A1507, A1516, A1526, A1529) - iPhone 5 (A1429) - iPhone 5 (A1428) - iPhone 4S

Instalim i iOS 9 Beta me anë të Restore

Kjo është mënyra për të instaluar iOS 9 Beta që ne ua këshillojmë të gjithë përdoruesve që kanë kryer Jailbreak.

  • Përpara se të instaloni iOS 9 Beta, ju këshillojmë të bëni një backup të pajisjes tuaj (në iCloud nëse keni bërë Jailbreak, përndryshe në iTunes).
  • Shkarkoni versionin e iOS 9 për pajisjen tuaj më lart.
  • Ç'aktivizoni funksionin Find My iPhone nga menuja Settings.
  • Vendosni pajisjen tuaj në DFU Mode, shtypni për 10 sekonda butonin Home+Power, më pas lëshojeni butonin Power dhe mbani të shtypur vetëm atë Home deri sa iTunes të ketë njohur pajisjen tuaj në recovery mode.
  • Tani shtypni butonin Restore në iTunes duke mbajtur të shtypur edhe butonin Shift nëse keni një kompjuter Windows, ose Alt nëse keni një kompjuter Mac
  • Zgjedhni file-in .ipsw të iOS 9 që keni shkarkuar.
  • Prisni përfundimin e proçedurës. Pasi të jetë instaluar do të kërkojë aktivizimin normal të iOS 9.

Instalim i iOS 9 Beta me Update

Nëse keni të instaluar iOS 8.x në pajisjen tuaj, ju këshillojmë të bëni një update të thjeshtë në versionin iOS 9 beta, në këtë mënyrë pasi të keni bërë update do të keni një iPhone me të gjitha materialet e mëparshme. 

  • Edhe në këtë rast ju këshillojmë të bëni një backup, nuk do të humbni asnjë material, por kjo bëhet për të qenë më të sigurtë. 
  • Tek faqja kryesore e iTunes duhet të shtypni butonin për verifikimin e përditësimeve iOS duke mbajtur të shtypur njëkohësisht edhe butonin Shift nëse keni një kompjuter Windows, ose Alt nëse keni një kompjuter Mac
  • Zgjedhni file-in .ipsw të iOS 9 që keni shkarkuar.
  • Vazhdoni me instalimin, pasi të përfundoj do të keni të gjitha materialet që kishit në iOS 8 por me iOS 9 beta të instaluar.

Kjo ishte guida jonë. Nëse keni ndonjë problem apo paqartësi mund të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë. Natyrisht, ne nuk e këshillojmë këtë lloj instalimi të iOS 9, por nëse jeni shumë kurioz dhe dëshironi ta testoni atë, atëherë të vazhdoni me guidën. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

5 comments:

  1. Nuk ia vlen te instalohet, baterin e hargjet teper shpejt dhe ka shummme bugs!

    ReplyDelete
  2. Kur ta instaloj a ka rrezik me ma lyp UDID e zhvillusit

    ReplyDelete
  3. nese e instaloj ios 9 a muj me kthy ne 8.3 edhe backupin mja qit te 8.3

    ReplyDelete
  4. Pasi instalova iOS 9 doja qe ta ktheja perseri ne 8.3 se kishte shum probleme por pasi e kam vendosur Iphone ne recovery mode nuk mund te instaloj asnje version tjeter. Mund te me ndihmoni?

    ReplyDelete
  5. pse nuk po mundem me instalu ios 9 beta ne pc per me mar me instalu ne ajfon 6 a dini me um tregu si me mar

    ReplyDelete