Siç mund ta keni vënë re nga artikujt e shumtë që kemi publikuar për iOS 9, menutë në sistemin e ri të Apple janë të realizuar me kënde të rrumbullakët në krahasim me iOS 7 dhe iOS 8. Nëse keni dëshirë ta aktivizoni që tani këtë efekt në sistemet më të vjetra iOS, mund ta bëni duke instaluar një tweak nga Cydia që quhet Cornered.

Cornered është një tweak i thjeshtë që ju lejon të aktivizonin efektin e menusë me kënde të rrumbullakëta të iOS 9 edhe në iOS 8 ose iOS 7. Bëhet fjalë për një tweak falas që nuk ka nevojë për asnjë lloj konfigurimi.

Nëse jeni të interesuar, Cornered mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

1 comment:

  1. hej edhe iPhone 4s do te kete ios 9 e pashe tek apple.com

    ReplyDelete