Teknologjia e karikimit të baterisë nëpërmjet rrjetit Wireless ose pa kavo, duket se do të pushtojë shumë shpjet çdo aparat elektronik. Kjo mund të ndodhë edhe më shpejt se sa mendoni. Por çfarë do të thotë të karikosh baterinë nëpërmjet teknologjisë Wireless?
Karikimi i baterive pa lidhje fizike me një burim energjie ose transferimi i energjisë ndodh duke shfrytëzuar fushën elektromagnetike që krijohet midis 2 objekteve. Kujtojmë që, një nga shpikësit e parë ishte shkencëtari Nikola Tesla i cili me studimet e tij arriti të transferonte rrymë elektrike nga një vënd në një tjetër pa patur nevojë të lidhë fizikisht burimin e rrymes me objektin që kishte nevojë.

Nikola Tesla e dimostroi këtë shpikje duke ndezur një llampë pa patur nevojë ta lidhë atë me asnjë burim rryme. Që nga ajo ditë shumë shkencëtar kanë përmirësuar këtë koncept për të arritur në ditët tona ku transferimi i energjisë nëpërmjet ajrit po bëhet pjesë e jetës të secilit nga ne. Kjo teknologji po adoptohet me ritme të shpejta në të gjitha sektoret, si përshëmbull sektori i automobilëve, sektori i aparatëve elektronikë personal etj.

Kjo teknologji po adoptohet me ritme të shpejta edhe në sektorin e telefona inteligjentë ku Samsung ka bëre debutimin e tij me Galaxy S6. Gjithashtu edhe LG me versionin G4 integron gjithashtu të njëjtën teknologji. Apple gjithashtu po punon për të integruar këtë teknologji në iDevice. 

Përdorimi i teknologjisë në fjalë do ti lejojë përdoruesit të mos mbajë më me vete kavon e karikimit, ku do të mjaftonte vetëm lidhja me një rrjet Wi-Fi ku ofrohet ky shërbim. Gjithashtu karikimi nëpërmjet Wireless do të përmirësojë ndjeshëm humbjet energjitike në rrjet por edhe ndotjet nga kavot e transportimit të energjisë. Pra në të ardhmen teknologjia Wireless përveç aksesimit në rrjetin Internet do të mundësojë edhe karikimin e aparateve elektronikë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment