Recents është një tweak i ri për pajisjet iOS jailbroken që shton një menu të ri në Notification Center ku do të gjeni të gjitha thirrjet e fundit, të ndarë në "All" ku do të keni të gjitha telefonatat dhe "Missed" ku do të keni thirrjet e humbura. Nga këtu mund të zgjedhni nëse dueshironi t'i telefononi një personi menjëherë, të fshini një ose më shumë thirrje ose thjeshtë të kontrolloni aktivitetet e fundit.

Nëse jeni të interesuar, Recents mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1.59$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment