Halfbrick Studios, e njohur për suksesin e madh të Fruit Ninja dhe Jetpack Joyride, ka prezantuar një lojë të re në App Store, Radical Rappeling. Qëllimi jonë në këtë lojë do të jetë të ndihmojmë dy protagonistët kryesorë, Rip dhe Roxy, që të zbresin nga malet e larta me një shpejtësi shumë të madhe.

Nuk do të mungojnë gjatë rrugës edhe pengesat e shumta që do ju vështirësojnë zbritjen, si për shembull eksploziv. Duke mbledhur monedhat dhe duke kompletuar misionet e ndryshme do të keni mundësinë të zhbllokoni objekte të reja për dy protagonistët e lojës dhe personazhe të rinj.


Radical Rappelling është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment