Sa herë ju ka ndodhur që ndërkohë që jeni duke shkruar një mesazh, ta dërgoni atë pa dashje? Nëse ju ndodh shpesh dhe po kërkoni një zgjidhje, ju këshillojmë një tweak që quhet Dele dhe ofron disa avantazhe. Dele praktikisht, nuk bën asgjë tjetër veçse të vonojë për pak sekonda dërgimini e një SMS-je ose iMessage, duke ju dhënë mundësinë që të ndërhyni duke e bllokuar këtë veprim nëse e keni dërguar gabimisht.

Përveç këtij funksioni, Dele shfaq edhe një dritare Pop-Up afër butonit të dërgimit të mesazhit duke ju ofruar një qasje të shpejtë me opsione të ndryshme për modifikimin e tekstit, si për shembull: cut, copy, paste dhe delete. Tek preferencat e programit mund të vendosni nëse dëshironi ta aktivizoni ose ç'aktivizoni atë.

Nëse jeni të interesuar, Dele mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin $2.99. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment