Konami ka lëshuar në platformën iOS lojën e saj të re Pes Club Manager, një version futboll menaxhar i lojës popullore Pro Evolution Soccer. Loja numëron plot 5.000 lojtarë me liçensë dhe sjell ndeshjet në 3D. Qëllimi i lojës është të zgjedhni dhe stërvitni lojtarët, të ndërtoni strukturën tuaj dhe të jepni leksione taktike skuadrës për t'u bërë trajneri më i mirë në botë.


Pes Club Manager shfrytëzon një version të përshtatur të motorit grafik të lojës për konsol Pro Evolution Soccer 2015. Ndeshjet në 3D dhe statistikat në kohë reale do të ndihmojnë lojtarin të arrijë suksesisn sëbashku me skuadrën e tij. Mund të ndryshojmë strategji dhe të kontrollojmë skuadrën tonë në kohë reale.


Pes Club Manager është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment