Në qoftë se keni një MAC, me siguri keni menduar se si ta bëni më të shpejtë në ekzekutime sistemit operativ.Një ndër zgjidhjet më të mira është integrimi i memories fikse me teknologjinë SSD (Solid State Drive), i cili rrit shumë performancën e ekezekutimit të sistemit.

Nga ana tjetër, të gjitha produktet e pjesëve të treta nuk integrohen plotësisht me MAC OS X. Kjo do të thotë se në qoftë se blini një SSD të pa çertifikuar nga Apple ai nuk do të shfytëzohet plotësisht nga sistemi operativ. Apple integron një teknologji e cila quhet TRIM edhe i jep mundësi sistemit operativ ta shfrytëzojë atë më mirë. Në fakt TRIM është një komandë Unix e cila mund të ekzekutohet nga programi Terminal në OS X El Capitan e cila njoftn sistemin operativ për hapësirën që mund të shfrytëzoje.

Më pas TRIM do të menaxhojë të gjithë hapesirën e diskut sipas strategjive të saj. Problemi deri tani qëndron në faktin që në versioni Yosemite, mundësia për të aktivizuar TRIM nuk ekziston pasi kontrollohet nga Apple. Me sistemin El Capita duket se Apple ka vendosur ti lejojë përdoruesit të aktivizojnë vetë këtë funksion për SSD të pa çertifikuara nga Apple. Kjo do të thotë që MAC-u juaj do të funksionojë akoma më shpejtë sepse TRIM do të menaxhojë memorien fikse në mënyrë mjaft efiçente. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment