Në qoftë se mendoni se iPhone kushton shumë shtrenjtë në Shqipëri atëherë po gaboheni sepse ka shumë vënde në botë ku ai kushton shumë. Një ndër këto vënde është Venezuela ku inflacioni në këtë shtet për fat të keq është shumë i lartë. Një iPhone në këtë shtet kushton rreth 300.000 Bolivar ose rreth 47.000$.

Pra në qoftë se jeni në Venezuelë dhe doni të blini një iPhone do t'ju duhet të paguani shifrën e mësipërme. Në këtë shtet vjedhjet më të mëdha janë pikërisht ato të SmartPhone-ëve, kjo vjen edhe si pasojë e numrit mjaft të vogël të dyqaneve që shesin iPhone. Në qoftë se do të ndodheni me pushime në këto vënde ju këshillohet që të mos ekspozoni iPhone sepse do të bëheshit objektiv i hajdutëve.

Tjetër fakt interesant është që shifra prej 47.000$ e cila është 41-fish më e lartë se një rrogë mujore. Kjo dëshmon edhe gjëndjen e rëndë ekonomike që po kalon ky vënd. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment