Gjatë prezantimit të Apple Music, Apple deklaroi se ky shërbim do të ishte i disponueshëm në 100 shtete, por pa e specifikuar cilat. Faqja e njohur CultOfMac, ka publikuar një teori mjaft interesante për sa i përket kësaj teme. Ato kanë kërkuar në të gjitha faqet kombëtare të Apple duke lexuar diçiturën e Apple Music në çdo shtet.

Nga harta e mësipërme mund të shikoni se shtetet me ngjyrën jeshile do të kenë mundësinë të provojnë shërbimin Apple Music më 30 Qershor. Ato me ngjyrë blu nuk kanë asnjë lloj informacioni në lidhje me shërbimin Apple Music në faqen zyrtare të iTunes, ndërsa shtetet me ngjyrë gri nuk kanë fare iTunes, në këto shtete për fat të keq hyn edhe Shqipëria dhe Kosova!

Megjithatë, lista e vendeve që mund të kenë Apple Music, mund të rritet në ditët në vazhdim dhe ndoshta për këtë arsye Apple ka folur në mënyrë më të përgjithshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment