Një kanadez nuk ka qenë aspak i lumtur në momentin kur është bërë motoçiklisti i parë në botë që ëshë gjobitur për shkak se ka përdorur Apple Watch gjatë kohës kur po drejtonte motoçikletën. Jeffrey Macesin kishte tentuar të ndryshonte një këngë në "orën e tij të mençur" gjatë kohës kur drejtonte motoçikletën, ndërsa ka rënë në sy të policisë lokale. Ai ka marrë një gjobë prej 120 dollarë për shkak se ka shkelur ligjin që ndalon drejtuesit e mjeteve motorike të përdorin pajisje teknologjike, që i detyron ata të kenë vëtem njërën dorë në timon.

Motoçiklisti ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë për gjobën, pasi ai, teknikisht, nuk pa pasur asnjë pajisje në dorë. Gjithsesi, autoritetet e sigurisë në Amerikë, por edhe në disa vende tjera të botës kanë shprehur shqetësimin për orët e mençura.

Sipas tyre, në momentin kur një mesazh apo njoftim tjetër vjen në “smartwatch”, ajo bën një dridhje që mund të detyrojë drejtuesin të bëjë një lëvizje të pavetëdijshme të dorës dhe mund të shkaktojë incident. /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment