Kur Apple po punonte për orën inteligjent edhe akoma nuk dihej nëse një produkti i tillë do të vinte në treg, kompania Nokia ishte më përpara. Ajo kishte projektuar një produkt i cili përfaqësonte një SmartWatch edhe quhej Moonraker. Në fakt ky produkt u anullua më pas nga Microsoft pasi Nokia u ble nga kjo e fundit.

Moonraker do të prezantohej bashkë me Nokia Lumia 930, strategji e cila nuk ndodhi kurrë. Ky produkt u ndërtua në bazë të ndërfaqes grafike të Windows ku do të ofronte gjithashtu edhe shumë funksione. Moonraker integronte Facebook, MixRadio i cili është shërbimi muzikor i Nokia, menaxhimin e Email, telefonatave si edhe një program për menaxhimin e mesazheve.

Në fakt ky produkt nuk do të vij kurrë në treg sepse Microsoft ka vendosur të krijojë linjën e saj të SmartWatch por akoma nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë lajm. Ekspertët mendojnë se kompania do të marrë shumë elementë nga Moonraker. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment