SnipNotes është një aplikacion fantastik që na ofron mundësinë të marrim shënime direkt nga Notification Center. Në këtë mënyrë ju mund të shpëtoni informacione të ndryshme me shpejtësi dhe pa patur nevojë të kaloni nga një aplikacion në tjetrin.

Mjafton të zbrisni poshtë menunë e qendrës së njoftimeve dhe të shfrytëzoni SnipNotes për të marrë shënime të shpejta, si për shembull një numër telefoni, një takim, ose diçka tjetër.

SnipNotes është i disponueshëm në App Store me çmimin 0,99€. Kërkon iOS 8.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment