Në këtë guidë të re të dedikuar Jailbreak do ju shpjegojmë si të përdorni TaiG 2.1.2 për të bërë Jailbreak për iOS 8.3, 8.2 dhe 8.1.3 dhe të korrigjoni problemet me Cydia Substrate. Kjo guidë vlen si për ata që kanë bërë Jailbreak me versionet e mëparshme të TaiG si për ata që kanë vendosur të bëjnë Jailbreak tani.

Përditësimi i Jailbreak

Nëse keni bërë Jailbreak me një version tjetër të TaiG, nuk ka nevojë që ta bëni përsëri nga fillimi por mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm.

Hapi 1: Hapni programin Cydia dhe prisni ngarkimin e paketave të saj.

Hapi 2: Shtoni këta dy repo: http://apt.taig.com  |  apt.3kzhushou.com

Hapi 3: Kërkoni për paketën "TaiG 8.1.3-8.x Untether" dhe instalojeni atë.

Hapi 4: Bëni një reboot të pajisjes tuaj.

Tani keni përditësuar Jailbreak dhe nuk duhet të keni probleme me Cydia Substrate.


Jailbreak i ri

Nëse nuk e keni bërë akoma Jailbreak, atëherë mund ta bëni me versionin e ri të TaiG i cili i ka zgjidhur problemet që kishin versionet e mëparshme.

Hapi 1: Shkarkoni TaiG Jailbreak 2.1.2 nga këtu.

Hapi 2: Ndiqni gudën tonë si të bëni Jailbreak që do ta gjeni këtu.

Kjo ishte gjithçka të dashur lexues. Nëse keni ndonjë problem apo paqartësi ju ftojmë të komentoni poshtë këtij artikulli dhe ne do ju ndihmojmë me sa mundemi. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

1 comment:

  1. A mundei mem ndihmu dikush ju lutem pse spo mundem me bane jailbeak iphone 5s kur po provoj me gudien e juaj e kam download taig por po vazhdimisht po ma qet verejtje ende pa e identifiku iphone po ma qet "Network anomailes"


    ju lutem dikush HELP

    ReplyDelete