Apple, me prezantimin e iOS 9, do të sjellë edhe një shërbim të ri që do ta bëjë më të thjeshtë kalimin nga Android në iOS. Kur iOS 9 do të jetë i disponueshëm, Apple do të lëshojë në PlayStore aplikacionin "Move to iOS" që do të lejojë lidhjen e një smartphone Android me iPhone.

Më pas, falë një guide, përdoruesi do të jetë në gjëndje të kalojë tek telefoni i tij i ri iPhone të gjitha të dhënat përfshirë këtu kontaktet, mesazhet, fotot, videot, email-et, kalendaret dhe shumë gjëra të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë edhe për përdoruesit më pak ekspertë.

Ky proçes do të lejojë gjithashtu shkarkimin automatik të aplikacioneve falas që ishin më parë të instaluara në pajisjen Android direkt në iPhone: ndërsa aplikacionet me pagesë do të shtohen automatikisht në një listë dëshirash në App Store dhe do të jetë vetë përdoruesi që do të zgjedhë cilat aplikacione dëshiron të shkarkojë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment