Pak ditë nga prezantimi i iOS 9, një grup i ri hakerash kinez ka nisur punën për të realizuar Jailbreak për sistemin e ri të Apple. Ky grup quhet Keen Team dhe nuk është i ri në botën iOS. Në vitin 2013 dhe 2014 ky grup hakerash ka fituar plot 65.000 dollarë për zbulimin e një exploit në Safari gjatë Pwn2Own.

Grupi aktualisht punon në sektorin e sigurisë informatike dhe është "një nga grupet e hakerave më të respektuar në botë". Njëri nga pjesëtarët e Keen Team ka deklaruar për Forbes se aspekti më interesant i Jailbreak është pikërisht të arrish ta realizosh atë duke e provuar shumë herë. Me iOS 9 gjërat janë bërë akoma më të vështira dhe grupi është shumë i lumtur që vëmendja e medias është spostuar e gjitha tek Keen Team.

Me shumë mundësi edhe Pangu Team duhet të ketë nisur punën për Jailbreak të iOS 9, kështu që mund të kemi një duel shumë të fortë midis këtyre dy grupeve. Për momentin Pangu Team po punon edhe për Jailbreak të iOS 8.4. Më shumë detaje rreth Jailbreak do të kemi pas lëshimit të versionit zyrtar të sistemit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

3 comments:

  1. disqus_W4RWz9bVCoJune 11, 2015 at 8:17 PM

    Prsh.ku mun ta gjej se si Mund te bej jailbrek ne IOS 8.3

    ReplyDelete
  2. Nuk ka Jailbreak për iOS 8.3, pritet të dalë pas lëshimit të iOS 8.4

    ReplyDelete
  3. disqus_W4RWz9bVCoJune 11, 2015 at 9:19 PM

    Ok flm per pergjigjjen e shpejt

    ReplyDelete