Eventi WWDC 2015 që Apple do të mbajë këtë muaj po afron edhe thashethemet janë të shumta në rrjet. Një ndër lajmet më interesante i përket versionit të ardhshëm të iPhone. Sipas ekspertëve  Apple do të prezantojë një produkt me dimensione ekrani prej 4-inch të cilin ekspertët kanë nisur ta quajnë "iPhone 7c". 

Gjithashtu pritet që Apple të formalizojë blerjet e Apple Watch direkt në dyqanet Apple. Siç e dimë deri tani Apple Watch mund të blihet vetëm online. Tjetër lajm interesant vjen edhe nga fronti i Samsung ku duket se kjo kompani do të nisë prodhimin e ekraneve të lakuar ose ekraneve 3D, ku një pjesë e mirë do të ndërtohen me materialin e safirit edhe blerësi kryesor do të jetë pikërisht Apple.

Pritet gjithashtu që në 6 mujorin e parë të vitit 2016, të prezantohet versioni i ardhshëm i iPhone ku shenjat e para do ti shohim në eventin e këtij muaji. Sigurisht që këto lajme janë vetëm zëra që qarkullojnë midis ekspertëve. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment