Kompania Foxconn është partnerja kryesore e Apple në prodhimin e iDevice edhe së fundmi drejtuesit më të lartë të saj janë takuar me udhëheqësit e shtetit Indian për të krijuar kushtet e hapjes së një fabrike pikërisht aty. Drejtuesit e Foxconn kanë vendosur të transferojnë në pjesë linjës së prodhimit në Indi për të ulur akoma më shumë koston e prodhimit.

Sipas lajmeve të para  marrveshja me shtetin Indian do të përmbyllet përpara vitit 2020 ku më pas do të nisë prodhimi i produkteve të saj edhe në këtë shtet. Kjo lëvizje është pritur mjaft mirë nga Apple sepse me siguri do të ul ndjeshëm koston e prodhimit të iDevice që ajo prodhon tek Foxconn.

Ju kujtojmë gjithashtu se Foxconn është akuzuar shpesh për mos respektimin e të drejtave të punëtorëve në lidhje me orët e punës, pushimet apo edhe pagesat e ulta. Ekspertët mendojnë se qeveria Indiane do ta vlerësojë edhe këtë gjë përpara se ta lejojë Foxconn të hapë një filial aty. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment