Për të gjithë ato përdorues që nuk arrijnë deri në darkë me baterinë e pajisjes së tyre, iOS 9 sjell një funksion të ri për të kursyer energjinë. Pasi ta keni aktivizuar këtë funksion, iOS do të ç'aktivizojë automatikisht të gjitha funksionet që kërkojnë më tepër energji, shumicën e të cilave nuk e dimë fare që ekzistojnë.

Në këtë mënyrë iPhone do të ketë deri në 3 orë më shumë autonomi për të kryer veprimet kryesore dhe ato më të domosdoshmet. Bëhet fjalë për një risi shumë të rëndësishme që ishte mjaft e kërkuar nga pjesa më e madhe e përdoruesve iOS. /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. Un e testova ios 9 ne iphone 6 por harxhohej shum shpejt bateria madje dhe me kete opsionin te altivizuar harxhohej shum shpejt. Dhe nuk punonte mir appstore kerkonte cdo her apple id.

    ReplyDelete
  2. Edhe un e kam instalu, perveq shum bug qe kishte edhe baterin shum shpejt pe hargjon pa e perdor fare edhe pse ja kam aktivizu ket funksion. Ju sugjeroj qe mos ta instaloni

    ReplyDelete
  3. Është normale pasi është në versionin e parë Beta, ka shumë probleme...

    ReplyDelete