iOS 9 është prezantuar zyrtarisht përpara pak minutash. Por kur do të jetë i disponueshëm? Dhe për cilan pajisje? iOS 9 do të jetë në një fazë beta testing në javët e ardhshme, për të bërë të mundur që të gjithë zhvilluesit e aplikacioneve të bëjnë të gjitha ndryshimet e nevojshme për sistemin e ri operativ. Versioni final i iOS 9 do të vijë për të gjithë përdoruesit në vjeshtë, gjatë muajit shtator me shumë mundësi.

Ndërsa për sa i përket versioneve beta, versioni për zhvilluesit do të jetë i disponueshëm që sot. Versioni Beta publik do të vijë në muajin korrik për të gjithë përdoruesit që do të bëjnë regjistrimin në faqen beta.apple.com.


Për të bërë të mundur që iOS 9 të instalohet në çdo pajisje, Apple ka reduktuar hapësirën e lirë që nevojitet për ta instaluar atë, duke kaluar nga 4,7 GB në 1,3 GB. Pajisjet ku mund të instalohet iOS 9 janë iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPod Touch 5, iPad 2, iPad 3, iPad 4, iPad Air, iPad Air 2, iPad Mini, iPad Mini 2, iPad Mini 3. /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. Si funksionon ne 4s ,? Po me vjen çudi qe e suporton akoma 4s?!

    ReplyDelete
  2. Dhe mua po e pres qe ta instaloj sigurisht do ta publikojm versionin beta ndokush

    ReplyDelete
  3. iOS 9 është i lehtë si sistem, prandaj!

    ReplyDelete