iOS 9 është prezantuar zyrtarisht gjatë WWDC 2015 duke sjellur disa risi. Kemi patur mundësinë të testojmë versionin e parë beta të iOS 9 dhe më poshtë do të publikojmë të gjitha të rejat që sjell ky version. Artikulli do të jetë në përditësim, kështu që ju ftojmë ta lexoni sa më shpesh.

1. Në konfigurimin fillestar do na kërkohet një kod me 6 shifra në vend të 4, duke e rritur kështu sigurinë.


2. Është shtuar një lloj i ri shkrimi dhe një sfond i ri sistemi.


3. Aplikacioni Passbook është zëvendësuar nga Wallet. Aplikacioni i ri ka një pamje mjaft të ngjashme, me përjashtim të butonit (+) që na lejon të shtojmë bileta të reja nëpërmjet një skanimi dhe të gjejmë aplikacione të reja për Wallet.


4. Tek menuja Settings, duke rrëshkitur gishtin nga lart poshtë do të shfaqim një dritare kërkimi, për të arritur me shpejtësi tek kategoritë që dëshirojmë.


5. Gjithmonë tek Settings do të gjejmë edhe menunë e ri "Battery".


6. Tek Settings: Battery, përveç përqindjes mund të aktivizojmë edhe funksionin për të kursyer energji. Kjo e fundit do të reduktojë performancën dhe aktivitetin e rrjetit për të rritur kohëzgjatjen e baterisë. Kur ky opsion është aktiv, dërgimi dhe marrja e mesazheve email, përditësimi i aplikacioneve në backgroud, efektet lëvizëse dhe sfondet dinamike ç'aktivizohen. Ikona e baterisë merr një ngjyrë portokalli.


7. iCloud Drive tani ka një aplikacion. Tek Settings: iCloud, do të kemi mundësinë të hyjmë në iCloud Drive dhe të aktivizojmë shfaqjen e ikonës në SpringBoard. Nëpërmjet këtij aplikacioni mund të kontrolloni të gjitha file-t tuaja që keni shpëtuar në iCloud, në mënyrë të ngjashme me Dropbox.


8. Aplikacioni Notes është rinovuar krejtësisht. Është e ndarë në folder dhe na lejon të krijojmë shënime më të pasur, duke shtuar vizatime dore, imazhe, link, pozicione në hartë, to-do list dhe shumë gjëra të tjera. Shumë e kompletuar.


9. Është shtuar një aplikacion i ri mjaft interesant "News" por që nuk është akoma i disponueshëm për  vendin tonë.

10. Në Notification Center tani do të shfaqet gjendja e baterisë së iPhone dhe Apple Watch, nëse keni një të tillë.


11. Në SpringBoard mund të vini re xhamin zmadhues përpara pikave të vogla që tregojnë faqet. Duke u spostuar tek ky seksion, do të kemi mundësinë të shfrytëzojmë funksionin Proactive dhe sugjerimet e Siri që do të përmirësohen gjithnjë e më shumë në bazë të zakoneve tona.


12. Ndryshon grafika e App Switching, sistemi që na lejon të kalojmë nga një aplikacion në tjetrin duke shtypur dy herë butonin Home.


13. Find my Friends dhe Find my iPhone bëhen aplikacioni në default. E para shton edhe një widget në Notification Center.


14. Shtohen fotot e kontakteve tek mesazhet edhe në iPhone 6.


15. Me iOS 9 të gjitha aplikacionet mund të shfrytëzojnë përgjigjet e shpejta tek njoftimet. Dmth edhe WhatsApp dhe aplikacione të tjera të ngjashme do të kenë përgjigjen e shpejtë të ngjashme me iMessage.

16. Tani e kuptojmë menjëherë kur është aktiv butoni për gërmat e mëdha dhe kur nuk është aktiv, sepse shkronjat në tastierë ndryshojnë duke reflektuar këtë status.


17. Pikërisht si në iPad, tani mund të zgjedhim nëse dëshirojmë të përdorim butonin anash për të aktivizuar funksionin "Mute" ose për të bllokuar "rrotullimin e ekranit".


18. Siri ndryshon pamje.


19. Kur të hapim një aplikacion çfarëdo nga Spotlight/Proactive ose kur të hapim një njoftim nga një aplikacion tjetër do të kemi mundësinë të kthehmi tek aplikacioni që ishte i hapur përpara falë butonit "Back" të pozicionuar lart majtas.


20. Më në fund në Safari do të jetë e mundur të zgjedhim emrin e përdoruesit dhe password-in që kemi shpëtuar në iCloud. Kështu që nëse në një faqe keni më shumë se një llogari, nuk do të zgjedhet automatikisht adresa e fundit që keni vendosur por do të shfaqet një listë me llogaritë e regjistruara.

21. Aplikacioni Photos tani shfaq një listë në miniaturë të fotove tona ku mund t'i vëzhgojmë duke ecur përpara dhe mbrapa thjeshtë me një slide. Shumë komod ky funksion.


22. Edhe për videot do të kemi të njëjtin stil të aplikacionit Photos, me një timeline në pjesën e poshtme.


23. Është shtuar një Markup brenda aplikacionit Mail. Ky funksion lejon modifikimin e file-ve PDF, duke bërë nënvizime, duke përdorur xhamin zmadhues, tekste shtesë, firmë dixhitale, etj.


24. Aplikacioni Photos shton një sistem të ri për zgjedhjen e më shumë fotove përnjëherësh. Mjafton të zgjedhni një pikënisje dhe të bëni një swipe në drejtim lart ose poshtë dhe automatikisht do të seleksiononi të gjitha fotot që ndodhen në mes.


Artikull në përditësim të vazhdueshëm. Ringarkoni këtë faqe herë pas here. /iPhoneAlbania

5 comments:

  1. O dendi me ndihmo isha duke bere dush kur dola me ra iPhone nga dora ne pllakat e banjos nuk mund te them se ishte shum dikund ra nga nje lartesi 50cm dhe mu fik nuk me ndizet me qfar te bej, qfar ka?

    ReplyDelete
  2. Kur do te jet i disponueshëm IOS 9

    ReplyDelete
  3. O me ndihmoni me ka rene iPhone ne pllakat e banjos dhe me eshte fikur, nuk ndizet po provoj qe 10000 her qfar te bej, di ndokush qfar ka?

    ReplyDelete
  4. http://www.iphonealbania.net/2015/06/ios-9-kur-do-te-jete-i-disponueshem-dhe-per-cilat-pajisje.html

    ReplyDelete
  5. Po pse nuk ban per pergjigje te shkurta

    ReplyDelete