Dje Apple ka lëshuar iOS 9 beta 2, versionin e dytë beta të sistemit operativ që do të lëshohet në Shtator për të gjithë përdoruesit. Beta 1 ka sjellur disa risi që mund t'i lexoni këtu, por le të shohim se çfarë ndryshon në këtë version të dytë beta të iOS 9.

1. iOS 9 do të jetë më i thjeshtë për t'u instaluar edhe në pajisjet më të vjetra që kanë më pak hapësirë. Në versionin beta 2 zbulojmë një funksion në gjëndje të fshijë automatikisht të gjitha aplikacionet e instaluara për të liruar hapësirë për shkarkimin e iOS 9. I njëjti funksion do të jetë në gjëndje të rishkarkojë të gjitha aplikacionet e fshira.


2. Është modifikuar ikona widget e "Baterisë" që tani mund të ripozicionohet.


3. Është sistemuar një bug i volumit të ulët që prekte disa aplikacione.

4. Ndryshon pamja grafike e ikonës Podcast.


5. Aplikacioni Apple Watch është emëruar thjeshtë "Watch".

6. Sistemi tani është më i qëndrueshëm.

Artikull në përditësim të vazhdueshëm. Ringarkoni këtë faqe herë pas here. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. Sa eshte qendrueshmeria(kohezgjatja)e bateris tek iphone 5s ne ios 9 ka permiresime apo jo?

    ReplyDelete
  2. Është akoma version beta, është relative pasi nuk ka qëndrueshmërinë e duhur, nuk mund ta themi me siguri!

    ReplyDelete