TaiG ka pak minuta që ka lëshuar një version të ri të programit të tij për të zgjidhur problemet me Jailbreak dhe Cydia Substrate. Versioni i ri TaiG 2.1.1 integron një patch për Cydia Substrate, kështu që ftojmë të gjithë ato që dëshirojnë të bëjnë Jailbreak, të përdorin këtë version të ri të programit.

TaiG 2.1.1 - Shkarko

Për të bërë Jailbreak mund të ndiqni Guidën tonë hap pas hapi. Ndërsa për ata që kanë bërë Jailbreak më përpara, me versionin e vjetër TaiG 2.0, nuk ka nevojë që të ndjekin proçedurën nga fillimi pasi një patch për TaiG 2 është lëshuar në Cydia brenda repos zyrtare të TaiG Team. Mjafton të instaloni paketën TaiG 8.1.3-8.x Untether 2.1.

Repo zyrtare TaiG: apt.taig.com

Ky është vetëm hapi i parë drejt Jailbreak për iOS 8.3. Pjesa më e madhe e tweak-eve në Cydia duhet të përditësohen për të mbështetur edhe versionin e ri të iOS. Kështu që ju këshillojmë të kini pak durim. Gjatë këtyre ditëve do ju njoftojmë për çdo zhvillim të rëndësishëm rreth kësaj teme. /iPhoneAlbania

6 comments:

  1. sipas idownload blog ky nuk eshte versioni final i Taig per integrimin e Cydia Substrate, osht hala beta version.
    Mos u ngutuni me instalu apo me bo jailbreak meniher por eshte edhe nje version si me integru Cydia substare ne telefon permes Ifile, nuk e di staffi i IphoneAlbania e ka postu at tutorial

    ReplyDelete
  2. Si quhet repo zyrtare e thaig ne cydia

    ReplyDelete
  3. si me e bo jailbreak iphone 4s

    ReplyDelete
  4. Ndiq këtë guidën: http://www.iphonealbania.net/2015/06/guida-hap-pas-hapi-si-te-beni-jailbreak-ios-8.3.html

    ReplyDelete
  5. ju lutem a mundeni mem ndihmu pse kur po du me bane jailbreak po ma qet "Network anomailes" ne taig

    ReplyDelete