Huawei TalkBand B2, është gjenerata e dytë e orës inteligjente TalkBand, që ofron disa funksione shumë të sakta për monitorimin e aktivitetit fizik dhe mund të sinkronizohet edhe me pajisjet e tjera mobile. Me një lidhje Bluetooth shumë më të fuqishme se modeli i parë, TalkBand B2 nuk është thjeshtë një pajisje për të menaxhuar shëndetin, por një kombinim midis një kufie bluetooth dhe një byzylyku për fitness, ideal për të gjithë ato që bëjnë sport për të mbajtur veten në formë.

Nëpërmjet një sensori të avancuar me 6 akse, TalkBand B2 mund të identifikojë dhe regjistrojë automatikisht dhe shumë saktësi lëvizjet, të masë kohëzgjatjen e fazave të gjumit të lehtë dhe të thellë dhe të ofrojë këshilla të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e gjumit. TalkBand B2 ka një mikrofon të dyfishtë, teknologji për reduktimin e zhurmës dhe një lidhje Bluetooth me cilësi të lartë.

Pajisja ka edhe një sistem për të identifikuar afërsinë e kufieve me byzylykun, duke i lejuar kalimin e audios tek një smartphone. TalkBand B2 është në gjëndje të lokalizojë edhe smartphone-in e përdoruesit, pavarësisht nga marka, nëpërmjet vibrazionit ose njoftimeve zanore. Është i realizuar me material alumini mjaft rezistent.


TalkBand B2 është i disponueshëm në dy versione: një version më sportiv dhe një më elegant. Bateria ka një autonomi prej 5 ditësh, deri në 6 orë telefonata dhe 12 ditë në standby. Është i disponueshëm në disa ngjyra: të zezë, argjent dhe ngjyrë ari. Mbështet sistemin operativ iOS 7 ose një version më të ri dhe Android 4.0 ose një version më të ri. Versioni me rrip lëkure kushton $178.78, ndërsa versioni standart me rrip prej gome kushton $154.32.

0 komente:

Post a Comment