Clean Bay Area, një firmë e specializuar në riciklimin e pajisjeve, është duke kërkuar për një zonjë e cila ka hedhur një kompjuter Apple, prodhuar në vitin 1976, që vlen 200 mijë dollarë. Gruaja kishte dërguar tek kjo firmë riciklimi disa kuti me pajisje elektronike për të pastruar garazhin pas vdekjes së bashkëshortit. Firma zbuloi më vonë se një nga këto kuti kishte një kompjuter Apple. Vetëm 200 njësi të këtij lloji kompjuteri janë krijuar nga Steve Jobs. Pjesa më e madhe e tyre janë shitur nëpër ankande me mijëra dollarë.

Firma e shiti kompjuterin e zonjës tek një koleksionues të pajisjeve të vjetra. Tani, administratorët e Clean Bay Area po kërkojnë për zonjën që t’i japin asaj 50% të fitimeve. Victor Gichun, zëvendës presidenti i firmës Clean Bay Area, u shpreh se e mbante mend shumë mirë të zonjën e kompjuterit, por, meqë ajo nuk kishte lënë asnjë numër kontakti, e kishin të pamundur që ta gjenin. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment