Kush ka bërë kalimin nga Android në iOS, mund të ketë patur vështirësi në fillim për shkak të mungesës së butonit "back" të pozicionuar në pjesën e poshtme-djathtas të pajisjeve Android, dhe që ju lejon të ktheni prapa. Nëse mendoni se ky buton është diçka e domosdoshme që i mungon iPhone-it, atëherë mund të përdorni qeset mbrojtëse Halo Back.

Halo Back është një projekt shumë ambicioz që është lançuar nga Kickstarter që po mundohet ta bëjë realitet duke mbledhur fonde. Pëveç mbrojtjes së ekranit, Halo Back ofron edhe mundësinë për të shtuar butonin e famshëm "back" në këndin e poshtëm majtas të ekranit. Ky aksesor do të kushtojë 20$. Si ju duket ky projekt? /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. E pershtatshme per ekrane me te mdhej

    ReplyDelete