Me prezantimin e Apple Watch, shumë hack-era kanë tentuar të thyejnë sigurinë e sistemit Watch OS. Një ndër ato është edhe Steve Troughton-Smith i cili ka arritur të instalojë instruksione të paçertifikuara në këtë produkt. Përveç versionit fillestar ai e ka testuar kodin e tij edhe tek versioni Watch OS 2 beta i cili ka funksionuar në mënyrë korrekte.

Po çfarë do të sjellë kjo gjë në të ardhmen? Ekspertët mendojnë se mundësia për të instaluar  mini "Jailbreak" në Apple Watch do të thotë se programuesit mund të aksesojnë librari të cilat do ti lejojnë të shfrytëzojnë karakteristikat Hardware siç është kurora dixhitale.

Me prezantimin e Watch OS 2, Apple i lejon zhvilluesit që të krijojnë programe që kryejnë funksione mjaft interesante në këtë produkt por gjithsesi me shumë limitime. Hack-imi i sistemit në fjalë do ta ndryshojë këtë gjë në të ardhmen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment