Edhe pse Google e humbi një shans për të blerë gjigantin e lojërave Twitch vitin e kaluar, kjo nuk do të thotë që ka hequr dorë nga biznesi i lojërave online. Twitch u ble më pas nga Amazon për 1 miliard dollarë. Ashtu siç dhe flitej më parë, Google ka bërë të ditur shërbimin e ri të quajtur YouTube Gaming, një aplikacion dhe faqe interneti që do të jetë shtëpia e re për përmbajtjen e kompanisë së videolojërave.


Ky shërbim do të lancohet në SHBA dhe Britani këtë verë. Edhe pse shërbimi ka fjalën YouTube në titull, Google siguron përdoruesit se lojërat do të jenë një sistem i ndarë nga pjesa tjetër e YouTube. Në njoftimin e tij Google shpjegon: “Mund të kërkoni me besim të plotë, duke shtypur fjalën 'Call' do t’u tregojë juve 'Call of Duty' dhe jo 'Call Me Maybe'.


Shërbimi do të ketë 25 mijë lojëra që do të kenë faqen e tyre e që do të jepen në të dyja mënyrat demand apo live videostreams. Mund të regjistroheni në kanale të ndryshme nga krijuesit e YouTube dhe të lojërave. Gjithashtu, mund të merrni rekomandime të bazuara kë kanalet ku ju jeni regjistruar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment