Apple Music po afron dhe Google është lëshuar menjëherë në sulm me strategji të reja: që sot mund të dëgjoni muzikë në streaming falas me anë të aplikacionit Google Music. Shërbimi i ri falas do të përfshijë publicitete, të ngjashme me atë të modelit rival, Spotify. Por kjo lëvizje ka shkaktuar kritika të forta nga njerëzit, përfshirë edhe këngëtaren Taylor Swift, e cila është shprehur se muzika falas e zhvlerëson atë.

Në një postim në blogun e saj, menaxheri i Google, Elias Roman thotë: "Edhe nëse nuk jeni ende një anëtar i Google Play Music, ne e kemi marrë parasysh. Google Play Music tani ka një version falas në SHBA, duke ju dhënë një mundësi të gjeni muzikën e duhur, dhe t’u jepni artistëve një tjetër mundësi vlerësimi".  Google thotë se shpreson që versioni i ri falas të inkurajojë njerëzit të regjistrohen në këtë shërbim. /iPhoneAlbania

1 comment: