Freyr është një tweak i ri që me një swype mbi ikonën e aplikacionit të motit shfaq temperaturën për ditët ose orët e ardhshme. Ju mjafton të rëshqisni gishtin në drejtim poshtë sipër ikonës së aplikacionit "Weather" dhe automatikisht do të shfaqen informacionet rreth motit poshtë ikonës.

Funksionet kryesore që ofron ky tweak janë:
  • Enabled: aktivizoni/ç'aktivizoni këtë tweak;
  • Të zgjedhni nëse dëshironi të shfaqni gradët në Fahrenheit ose Celsius;
  • Blur Style: të zgjedhni llojin e efekteve të sfondit të informacioneve;
  • Hurly/Daily: të zgjedhni intervalin kohor të temperaturës;
  • Number of forecasts: zgjedhni sa temperatura dëshironi të shfaqni, deri në 6. 


Nëse jeni të interesuar, Freyr mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment