Në modelet e ardhshme të iPhone mund të kemi kamera me “fokusim të dyfishtë”, që nënkupton se fotot do të jenë të një cilësie më të madhe. Apple ka dhënë shenja se është duke punuar në këtë drejtim, bazuar edhe në investimet e kryera. Apple shpenzoi 20 milionë dollarë për të blerë “Linx Computational imaging”, kompani e specializuar në fotot 2D dhe 3D.

“Punët” e kameras “me fokusim të dyfishtë” do të jenë të ndara, pasi njëra do të përdoret për ngjyrat, ndërsa tjera për shkëlqim. Informacionet që vijnë nga të dyja do të prodhojnë një foto finale, me më shumë cilësi, me më shumë ngjyra, në kushte kur fotoja është bërë në mungesë të ndriçimit të mjaftueshëm.


Në teori, kamera me “fokusim të dyfishtë” do të rrisë dyfish cilësinë e fotove. Ende nuk është e qartë se kur do t'i shohim këto kamera, por iPhone 7 mund të jetë një mundësi e mirë për t’i provuar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment