Siç e dimë, edhe pak ditë nda ndajnë nga eventi i datës 8 të këtij muaji ku Apple pritet të prezantojë versionet e ardhshme të iOS 9 edhe OS X. Pritet që ky event të transmetohet në kohë reale në streaming ku me shumë mundësi do ta gjeni tek siti zyrëtar i Apple.

Në fakt Apple nuk ka konfirmuar zyrëtarisht këtë lajm edhe pritet që shumë shpejt të publikohet edhe faqja web nga ku mund ta shikoni atë. Nuk është gjithashtu e qartë nëse do t'ju duhet të keni një Mac për të parë eventin apo mund të shikohet nga të gjithë. Kjo sepse duke parë nga e kaluara, eventet e transmetuara online mund të shiheshin vetëm nga përdoruesit e Mac.

Siç thamë më sipër, pritet që në këtë event të prezantohen versionet e ardhshme të iOS edhe OS X por jo vetëm. Ekspertët mendojnë se do të kemi edhe një prezantim të versionit të ri të Apple TV i cili ka 2 vjet që nuk ka asnjë përditsim. Ne ju ftojmë të na ndiqni më tej në lidhje me këtë temë sepse me siguri do t'ju sjellim lajmet më të fundit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment