DxO është një aksesor për iPhone i cili do të na japë mundësinë të bëjmo foto me kualitet prej 20 Mpx. Kompania DxO punon në sektorin e fotografisë edhe DxO One është produkti më i fundit që ajo ka sjellë në treg. Ky produkt lidhet me iPhone nëpërmjet portës Lightning edhe është në gjëndje të bëjë foto me kualitet DSLR (Digilita Single-Lens Reflex). Kjo teknologji ndërtohet nga një sensor CMOS i cili është në gjëndje të krijojë foto me 20 Mpx edhe në kushte të këqija ndritçimi.

Gjithashtu ky aksesor shoqërohet edhe me një program i cili mund të shkarkohet nga App Store edhe do të na lejojë të modifikojmë të gjitha parametrat e fotokamerës. Në qoftë se nuk jeni profesionist atëherë programi ju ofron disa profile fotogramifimi, si përshëmbull, foto në errësirë apo foto me kushte normale të dritës.

DxO ofron mundësinë për të instaluar edhe një memorie MicroSD ku ju mund të ruani të gjitha fotot e më pas ti transferoni ato në PC. Formati me të cilën fotot do të ruhen është SuperRaW i cili përbëhet nga 4 imazhe në formati RAW të rregjistruara në mënyrë të shpejtë edhe sekuenciale. Përsa i përket çmimit, ky produkt kushton rreth 600$ në Amerikë edhe pritet që së shpjeti të mbërrijë edhe në Europë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment