Kompania RIM ka prezantuar për zhvilluesit e iOS programin BBM (BlackBerry Messenger) i cili do të sjellë të gjitha funksionet edhe për përdoruesit e iDevice. Njëz ndër funksionet më interesante të këtij programi është mundësia për të bërë chat privat.

Private Chat është një funksion që do të fshijë mesazhet nga dërguesi edhe marrsi pasi ky i fundit i ka lexuar ato. Pra pasi marrësi i mesazhit do të lexoj atë, programi do ti fshijë përgjithmonë nga telefoni i komunikuesve. Në qoftë se chat-i përbëhet nga më shumë se dy persona atëherë mesazhet do të mbeten të fshehura ndaj personave që bëjnë pjesë në grup pasi të lexohen.

Versioni beta i BBM lejon menaxhimin e këtij funksioni i cili mund t'ju bëhet mjaft i dobishëm në qoftë se doni të keni chat me persona të ndryshëm ku nuk doni të rrezikoni që mesazhet të lexohen nga të tjerë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment