BitTorrent Shoot është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të shpërndarë foto dhe video me miqtë tuaj pavarësisht nëse jeni duke përdorur një iPhone, një smartphone Android apo Windows Phone. Por ashtu sic kërkon Airdrop dhe përdorimi i Shoot duhet të bëhet në afërsi me marrësin e fotos apo videos që ju doni të dërgoni.


Shoot përdor kodet QR, një teknikë tepër efektive por që në ditët e sotme cilësohet si pak e prapambetur. Në momentin që ju zgjidhni të dërgoni dicka, aplikacioni do t’ju shfaqë një QR Code të cilin marrësi mund ta skanojë me kamerën e smartphone-it të tij dhe fotot apo videot ruhen automatikisht. Duke qënë se bëhet fjalë për një produkt të BitTorrent, asgjë e juaja nuk përfundon në cloud apo në serverat e kompanisë.

BitTorrent Shoot është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment