Apple ka tërhequr nga tregu iPad Mini. Këtë veprim, kompania e ka bërë pa shumë zhurmë, thjesht duke e larguar nga Apple Store Online. Deri para së premtes, kur iPad Mini ishte në shitje, kjo pajisje ishte e vetmja e familjes së iOS që nuk kishte ekran Retina, por që ishte akoma në treg.

iPad mini 2, që u prezantua më 2013, dyfishoi pixelat e iPad mini, duke e çuar nga 1024x768 në 2048x1536. Vitin e kaluar, Apple prezantoi iPad mini 3 me disa përditësime modeste. Familja e iPad tani përfshin vetëm iPad mini 2, iPad mini 3, iPad Air dhe iPad Air 2. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment