Apple mund të detyrojë njerëzit që të mos e përdorin Google Maps në të ardhmen. Apple ka arritur të bëjë pjesë të familjes një tjetër kompani që merret me krijimin e animacioneve duke përdorur në sfond pamje të vërteta. Metaio, një kompani gjermane, tashmë është zyrtarisht në duart e Apple. Me pak fjalë, Ani synon që të të përdorë këtë kompani, që përmes animacioneve, t’ju tregojë njerëzve destinacionin.

E gjitha çfarë duhet të bëjnë njerëzit, është që pasi të kenë caktuar destinacionin, të hapin kameran nga mbrapa që tregon rrugën. Ndërkohë në ekranin e celularit, përpos pamjeve që vijnë nga kamera do të shfaqet një pingun, ose diçka tjetër, të cilin duhet ta ndiqni. Ai do ju çojë të sigurt deri në destinacion.

Kjo do sfidonte Google, pasi oferta e re e Apple është më kreative dhe më e lehtë. Të kesh dikë tjetër, qoftë edhe si një animacion, për të çuar deri në destinacion do të jetë diçka e mirëpritur. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment