Eventi WWDC 2015 është hapur duke prezantuar versionin e ri të sistemit operativ OS X 10.11 të cilin Apple ka vendosur ta quaj El Capitan. Ashtu siç pritej ky version do të sjellë stabilitet edhe performancë por nuk do të mungojnë edhe funksionalitetet e reja.


Ndër programet e përmirësuara do të gjejmë programin Mission Control, funksion i cili na jep mundësinë të kërkojmë për çdo gjë që kemi në Mac. Gjithashtu grafika e përmirësuar do t'ju krijojë ndjesinë e një programi totalisht të ri. Nëpërmjet Mission Control ju mund të spostoni një dritare në këndet e ekranit edhe Mac do t'ju japë mundësinë ta ndani atë në dy pjesë, ku në secilë nga ndarjet do të ekzekutojë programet e kërkuara nga përdoruesi në mënyrë autonome.


Përmirësim të dukshëm do të gjejmë edhe tek programi Safari i cili sjell funksioni Pin Table ku ju mund të ruani skedat e preferuar të cilat përfaqësojnë një faqe web.


Përsa i përket performancës Apple pretendon se El Captain është një sistem operativ i cili do  të jetë shumë herë më i shpejt se sa versioni OS Yosemite. Një ndër arsyet e përmirësimit është edhe publikimi i teknologjisë Metal edhe për Mac OS X. Sipas Apple performanca e OS X El Capitan do jetë rreth 40 herë më i shpejtë


Nga integrimi i teknologjisë Metal edhe për Mac OS X pritet që grafika e lojërave dixhitale në Mac të përmirësohet gjithahsht. Ju kujtojmë gjithashtu se versioni beta për zvilluesit do të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar, vetë nga App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment