Apple ka prezantuar dje versionin beta 4 të iOS 8.4 i cili është në fazë beta që nga muaji Prill i këtij viti edhe sipas ekspertëve pas versionit beta 4 do të prezantohet versioni final për të gjithë publikun. Në qoftë se jeni rregjistruar si zhvillues programesh tek Apple atëherë mund të shkarkoni këtë version në iDevice-in tuaj.

Nga testet e para të bëra nga zhvilluesit duket se ky version ka akoma probleme të cilat ishin raportuar që nga versioni paraardhës. Këtu mund të përmëndim problemin e përdorimit të Siri me iTunes Radio, probleme me programin Music si edhe me programin AirPlay.

Por në iOS 8.4 beta 4 do të gjejmë disa modifikime edhe thelbësore si në rasit e programit Music ku grafika është ndërtuar nga fillimi. Këto ndryshime vijnë si pasojë e nevojës për tu integruar me sistemin e ri të blerjes së muzikës online, e cila u prezantua gjatë eventit WWDC 2015, Apple Music. Në fakt Apple Music është teknologjia e marrë nga Beats Music para disa muajsh kur Apple e bleu atë por e rishkruar nga fillimi.

Këto pra janë disa nga ndryshimet që do të gjejmë në iOS 8.4 beta 4. Versioni final i këtij sistemi operativ pritet të publikohet pikërisht pas fazës beta të versionit të publikuar dje nga Apple për zhvilluesit e programeve. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment