Apple ka patentuar një tip të ri kufiesh që janë në gjëndje të dallojnë kur kufiet po përdoren nga dy persona, duke bërë të mundur që seicili të dëgjojë këngën që dëshiron. Praktikisht, këto kufie janë në gjëndje të kuptojnë se kur ato ndodhen në veshët e dy përdoruesve të ndryshëm.

Kufiet kanë disa sensorë që janë në gjëndjet të dallojnë lëvizjet dhe distancën midis tyre, në mënyrë që të aktivizojnë funksionin e kërkuar. Praktikisht, kur kufiet ndodhen në një distancë të caktuar midis tyre, dhe me një kënd të tillë që të kuptohet se po përdoren nga përdorues të ndryshëm, atëherë sistemi aktivizon funksionin multiple users. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment