Apple Music është shërbimi i ri muzikor që Apple do të nisë për publikun me datë 30 Qershor të këtij viti edhe shumë nga ju janë kuriozë se cilat do të jenë tarifat për të patur këtë shërbim. Kujtojmë që nëpërmjet Apple Music do të keni mundësi të keni në iDevice-in tuaj pjesët muzikore të preferuara. Sigurisht që mund të shkarkoni pa limit vetë në qoftë se keni një abonim mujor.

Por sa do të kushtojë realisht ky shërbim? Sipas Apple kontrata mujore, në qoftë se jeni një shtetas Amerikan, do të jetë 9.99$ në muaj ndërsa për sa i përket Europës, kosto mujore do të jetë 9.99€. Gjithashtu mund të blini edhe paketë Family e cila mund të përdoret nga e gjithë familja kundrejtë shumës 14.99€ në muaj. A do të jetë Apple Music një pikë referimi për të shkarkuar muzikën tuaj të preferuar në mënyrë të ligjshme edhe me një kosto shumë të ulët? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment