Dy javë pas konferencës së prezantimit të iOS 9 dhe lëshimit të versionit të parë beta, Apple ka pak minuta që ka lëshuar iOS 9 beta 2 për zhvilluesit. Jemi duke e testuar në këto momente këtë version dhe menjëherë sa po të zbulojmë ndonjë të re interesante do të bëjmë një artikull më të detajuar.


iOS 9 beta 2 është tani e disponueshme për shkarkim për të gjithë ato që janë të regjistruar në programin e zhvillusve të Apple. Ky version mund të shkarkohet direkt nga iPhone ose iPad për të gjithë ato që kanë të instaluar iOS 9 beta 1. Qëndroni me ne për të zbuluar të rejat e këtij versioni. /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. Qish muj mu regjistru edhe une per me shkarku direkt nka iphone ios9

    ReplyDelete
  2. Duhesh te jesh i regjistruar ne Apple qe vlera eshte 99$ ne vite ose duhesh me prit deri sa del UDID 😃

    ReplyDelete