Apple e ka limituar gjithmonë përdorimin e aplikacioneve të saj vetëtm për sistemet iOS dhe OS X, me përjashtim të iTunes që është i disponueshëm edhe për Windows. Por një lajmërim i ri pune, na bën të mendojmë se e ardhmja mund të jetë ndryshe, duke qenë se Apple po mendon të sjellë hartat e saj edhe në një version web dhe në këtë mënyrë mund të përdoren edhe nga përdoruesit Android.

Apple është duke kërkuar "Maps JavaScript Engineer". Kandidati i përzgjedhur duhet të kontribuojë në përshtatjen e aplikacionit Apple Maps edhe në web, pa asnjë lloj limiti për sa i përket platformës së përdorur. Aktualisht hartat e Apple janë të disponueshme vetëm për iOS dhe OS X, por dimë se iOS 9 do të sjellë disa risi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment