Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- DayD Tower Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të luftoni për tu rikthyer në ditët e sotme pasi keni përfunduar në botën prehistorike. Duhet të shfrytëzoni teknologjinë për të mbijetuar dhe luftuar kundra krijesave gjigande që do të bëjnë të pamundurën për t'ju ndaluar. 


Survivalpedia, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë program do të gjeni libra virtualë të cilat do t'ju japin çdo informacion në lidhje me trajnimet e mbijetesës së një ushtari në luftë dhe ku do qoftë. Pra ky program është një mini motorr kërkimi në iPhone-in tuaj. Në qoftë se jeni të apasionuar mbas ushtrisë së një shteti dhe çdo informacion që ka të bëjë me të, ky program është programi i duhur për ju.


- Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment