Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Warhammer: Snotling Fling.

Në këtë lojë do të komandoni një grup përbidëshash. Bota e vjetër e Warhammer dridhet nga frika ndërsa përmidëshi famëkeq, kryekomandanti Gorbad, drejton një ushtri të madhe kundër Perandorisë. Fati i mbretërisë është në duart e një magjistari.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Warhammer: Snotling Fling do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. mini im first gen, akoma ne ios 6.1.3, mban mbi 11-12 ore perdorim te rende pikerisht se nuk ka ekran retina, pra nuk eshte detyrimisht gje e keqe, dhe realisht kur e perdor, as qe te shkon mendja qe nuk eshte retina

    ReplyDelete