Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Slayin.


Slayin është një endless game mjaft i veçantë. Për të nisur lojën duhet të zgjedhni njërin nga heronjt në dispozivion: kavalierin, magjistarin ose hajdutin. Pastaj, duhet të eliminoni numrin më të madh të përbindëshave, duke u ngjitur në nivele dhe duke fituar fuqi gjithmonë e më të mëdha. Por ka një problem, nëse vdes largohesh përgjithmonë...


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Slayin do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 4.3 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment