Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


- Doptrix, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Doptrix është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të rreshtoni blloqet në mënyrë të tillë që të krijoni dalje nga një pikë në një tjetër. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


AdBlock for Wi-Fi, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AdBlock for Wi-Fi është një program i cili na jep mundësinë të bllokojmë rreklamat e padëshiruara nga programe që shkarkojmë nga App Store. Për të mos shfaqur rreklamat në një program të caktuar duhet të aktivizoni një nga 4 filtrat që AdBlock ofron dhe më pas të shtoni programin në filtrin e duhur. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment