Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Pocket Studio, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pocket Studio është një program mjaft profesional i cili na jep mundësinë të përpunojmë file muzikorë  në mënyrë të thjeshtë edhe me një kualitet shumë të lartë. Për ju që jeni të apasionuar mbas muzikës ne jua këshillojmë këtë program.


- Space Qube, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Universi është pushtuar nga përbindësha të rrezikshëm që kërcënojnë njerëzimin! Ndërtoni anijen tuaj kozmike dhe merrni pjesë në misionin Space Jack për të shpëtuar universin. A do të arrini të bëheni më të mirët duke fituar edhe shpërblime gjatë rrugëtimit tuaj? Zbulojeni menjëherë!


007's Vidicon: Spy Camera, nga 17.99€, falas. /iPhone
Ky program do të na japë mundësinë të rregjistrojmë audio ose video pa u kuptuar. Kjo do të thotë që ju mund të rregjistroni audio kur jeni duke dëgjuar muzikë ose mund të rregjistroni video kur jeni duke parë një film. Ja vlen ta provoni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment