Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

MegaWeather, nga 2.49€, falas. /iPhone
MegaWeather është një program i cili sjell në iOS një mënyrë të re për të patur informacione në lidhje me motin në qytetin tonë. Programi është ndërtuar mbi një veshje grafike mjaft të këndshme dhe t'ju japë një seri informacionesh në lidhje me motin në vëndin ku jetoni. Ja vlen ta provoni.


Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


DMD Panorama, nga 1.79€, falas. /iPhone
Ky program na jep mundësinë të krijojmë fotografi duke rrotulluar iPhone në 360 gradë. Pasi prekim butonit "Start", duke rrotulluar iPhone deri në pozicionin që duam të kemi në sfond dhe pasi prekim butonin "End" në galerinë e fotove do të na shfaqen fotografitë e krijuara me këtë program të cilat përfshijnë të gjithë hapësirën që fotokamera përshkroi me lëvizjen e saj.


Deadlock: Online, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Deadlock është një lojë shooter multiplayer e realizuae nga Crescent Moon, krijuesit e Aralon: Sword dhe Shadow. Mund ti bashkohemi aksionit dhe të luajmë kundër mijëra lojtarëve online dhe të garojmë në turne javor dhe javor për të fituar pikë. Ka një grafikë 3D dhe mund të luajnë deri në 8 lojtarë online. Ja vlen ta provoni dhe të sfidoni miqtë tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment